Sergio Ramos bënë presion te doktorët e PSG’së që të kthehet sa më parë në fushë.
Mbrojtësi spanjoll ende nuk e ka shijuar debutimin e tij me skuadrën franceze, shkruan GazetaBlic Sport.
Departamenti mjekësor i klubit parizian e hodhi poshtë këtë mundësi që ai të rikthehet më shpejt sesa ishte planifikuar.
Qendërmbrojtësi është duke u shëruar nga një dëmtim i muskujve të këmbës dhe donte të kthehej kundër Angers.
Sidoqoftë, departamenti mjekësor është i shqetësuar për një rikthim të mundshëm për ndërkombëtarin spanjoll dhe me pasoja më serioze.
/GazetaBlic Sport/


