Mbrojtësi legjendar i Real Madridit, i ka dhënë fund karrierës së tij te Real Madrid.
Spanjolli u transferua nga Sevilla në Real Madrid në vitin 2005 dhe u paraqit për “Los Blancos” në 469 ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai lajmëroi se do të largohet nga klubi madrilien pas 16 vitesh.
Në konferencën lamtumirëse ai u pa me lot në sy dhe tha se kjo nuk është një lamtumirë pasi do kthehet përsëri një ditë.
“Unë do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt. Unë dua të shpreh një falënderim të madh për Real Madridin, unë gjithmonë do t’ju mbaj në zemrën time “, tha Ramos.
/GazetaBlic Sport/


