Sporti

Sergio Ramos i thotë lamtumirë Keylor Navasit me përqafime, portieri shpërthen në lot: “Do të më mungosh”

02/02/2023 11:20
nga:Lorik J

Keylor Navas nuk është më portieri i Paris Saint Germain. Portieri nga Kosta Rika është huazuar në këtë afat kalimtar dimëror tek Nottingham Forest dhe ka lënë pas kolegë dhe miq me të cilët ka ndarë suksese dhe eksperienca për shumë vite.

Mes tyre, Sergio Ramos, me të cilin ka ndarë moemente fantastike, përcjell GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi i skuadrës parisiene ka ndarë lamtumirën mes të dyve në rrjetet e tyre dhe Keylor është parë dukshëm i prekur. Portieri ka dashur t’i shmangë lotët, por nuk ia ka dalë, ndërsa Ramos ka tentuar t’ia heqë këtë me batuta dhe përqafime.

“Futbolli është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit që të nxjerr në rrugë. Miku im, vëlla, na hape dyert e shtëpisë sate që ta ndjejmë si tonën, na shoqëroje në çdo moment dhe së bashku kemi vazhduar të ndërtojmë kujtime të veçanta… Dhe ato që do të vijnë! Shumë fat në këtë fazë të re, Mae. Do të na mungosh shumë, por do të jemi gjithmonë pranë”, tha Sergio së bashku me një video ku ata u përqafuan.

/GazetaBlic Sport