Sporti

Sergio Ramos dhe Neymar mungojnë përsëri në ndeshjen e ardhshme të PSG’së

02/11/2022 14:47
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain ka publikuar mëngjesin e kësaj të premte listën e skuadrës për ndeshjen kundër Rennes.

Neymar dhe Sergio Ramos janë jashtë për shkak të lëndimit, dhe braziliani nuk ka luajtur një lojë zyrtare që nga 28 nëntori, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG do të presë Rennes në ndeshjen e xhiros së 24-të të ligës franceze, në Parc des Princes, në orën 20:00.

Danilo gjithashtu nuk u thirr për shkak të pezullimit. Portugezi tjetër, Nuno Mendes, është thirrur, si dhe Di María dhe Paredes, tashmë të rikuperuar nga lëndimi.

PSG është lider me 56 pikë, 13 përpara Marsejës, në vendin e dytë. Rennes zë vendin e pestë, me 37 pikë.

/GazetaBlic Sport/