Sporti

Sergio Busquets pozitiv me COVID-19

06/06/2021 22:42
nga:E K

Kombëtarja e Spanjës ka konfirmuar se kapiteni Sergio Busquets ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

Në testet e fundit të bërë nga Spanja, mesfushori ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Njoftojmë se kapiteni Sergio Busquets ka dal pozitiv në testimet e fundit të bëra në mëngjes me Kombëtaren”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, tani Busquets do detyrohet të qëndrojë i izoluar dhe me shumë gjasa do humbasë disa ndeshje në “Euro 2020”