Sporti

Sergio Busquets flet pas barazimit ndaj Granadas: Kartoni i kuq na kushtoi, duhej të mbanim topin më shumë

01/08/2022 21:07
nga:Mergim Rreci

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Granadas.

Skaudra e Xavit e kishte fitoren në duart e saj, por që në momentet e fundit u barazuan shifrat, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me katalunasit që marrin vetëm një pikë nga kjo transfertë.

Luuk de Jong shënoi për epërsinë e Barcelonës, kurse Puertas barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Sergio Busquets nuk ishte i kënaqur aspak me rezultatin e këtij takimi, por edhe me kartonin e kuq të Gavit.

“Pas golit të shënuar, duhej të mbanim topin më shumë, ta lëviznim sa nga njëra anë te tjetra. Nuk kishim nevojë të përfundonim aq shpejt aksionet”, ka thënë Busquets.

“Kartoni i kuq na kushtoi, ishte e turpshme”, shtoi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/