Kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets, është bashkuar me kombëtaren e Spanjës këtë të premte dhe do të udhëtojë me ekipin në Sevilla pasi kaloi Covid-19.
Katalunasi doli negativ në testin e fundit dhe tashmë është gati të luajë në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Sergio Busquets u kthye për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës disa orë para udhëtimit në Sevilla, në funksion të ndeshjes së dytë të Spanjës në Euro 2020 kundër Polonisë.



