Lionel Messi u kritikua ashpër për paraqitjen e tij dhe për humbjen e një penalltie në fitoren 1-0 të Paris Saint-Germain ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Bashkatdhetari dhe miku i tij Sergio Aguero pranoi se ishte i neveritur nga ajo që u tha për golashënuesin argjentinas, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ata janë një bandë idiotësh. Kisha planifikuar një intervistë me një revistë franceze dhe pas kësaj nuk e bëra më. Isha i zemëruar”, ka pranuar ish-reprezentuesi argjentinas, në një deklaratë në Twitch.
/GazetaBlic Sport/


