Sporti

Sergio Aguero ka marrëveshje me gjigantin spanjoll, ja kur pritet të zyrtarizohet

05/14/2021 17:53
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero ka rënë dakord të bashkohet me Barcelonën dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet pas finales së Ligës së Kampionëve.

TycSports raproton se kjo marrëveshje tashmë është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, përcjell GazetaBlic.

Reprezentuesi argjentinas ka qenë i maotivuar për këtë kalim edhe pasi që bashkëvaendasi i tij, Leo Messi është tek kjo skuadër.

Kjo mund të quhet edhe si goditje e dyfishtë e cila do të jetë vendimtare që edhe Messi të qëndrojë.

Aguero do të mbushë 33 vjeç në qershor dhe ka tre gola në 15 ndeshje për Manchester City këtë sezon.

Ai ka luajtur në Angli që nga viti 2011, pas largimit nga Independiente dhe Atletico Madrid.

/GazetaBlic/