Sporti

Sergio Aguero: Haland do ta thyejë rekordin tim te Manchester City

03/26/2025 20:42
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero beson se Erling Haland do ta thyejë rekordin e tij të golave te Manchester City.

Argjentinasi është shënuesi më i mirë në historinë e “Qytetarëve”, me 260 gola në 10 vitet që qëndroi në “Etihad”.

Por Haland ka shënuar 119 gola në vetëm tri sezone në Manchester dhe pak muaj më parë firmosi një kontratë 9.5-vjeçare, e cila nëse do të respektohet deri në fund, me shumë mundësi do ta shohë atë të bëhet shënuesi më i mirë i klubit.

Kur u pyet për mundësinë që norvegjezi të thyente rekordin e tij, Aguero tha për “Mirror”: “Shpresoj që po!

Ai është një lojtar i madh. Ai është shumë pranë. Mendoj se ai mund të jetë ai që do t’u afrohet golave që kam, apo edhe do të më kalojë”.