Sporti

Sergi Roberto vazhdon të jetë i lënduar, nuk do jetë në dispozicion të Xavit edhe për një kohë

11/22/2021 21:35
nga:E K

Sergi Roberto nuk do të jetë në dispozicion të Xavit për ndeshjen kundër Benficas, të martën, për Champions League.

Reprezentuesi spanjoll i gjithanshëm pësoi sërish një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së djathtë dhe është jashtë opsioneve të trajnerit katalanas për duelin në Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.

Sergi Roberto nuk ka luajtur për Barcelonën që nga 27 tetori, kundër Rayo Vallecanos, por ishte thirrur për derbin me Espanyol (1-0), të shtunën e kaluar, pavarësisht se nuk ishte paraqitur asnjë minutë.

/GazetaBlic Sport/