E ardhmja e Lionel Messit mbetet e paqartë.
Yllit argjentinas i skadon kontrata me PSG në fund të sezonit, kurse nuk duket se do ketë marrëveshje mes palëve për rinovim të kontratës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish bashkëlojtari i Messit te Barcelona, Sergi Roberto tha se po shpreson që argjentinasi të kthehet te Barcelona, pasi ai nuk e meriton trajtimin që po e merr te PSG.
“Shpresoj që Messi të kthehet. Ne po e presim. Ai nuk e meriton trajtimin që po e merr nga PSG. Ne po të presim Leo, e duam atë te Barça“, tha spanjolli.
Sergi Roberto: "I hope Messi comes back. We are waiting for him. He does not deserve the treatment he receives in Paris", told @JijantesFC ?? #FCB
"We are waiting for Leo, we want him at Barça". pic.twitter.com/aRl8uEkfAF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 20, 2023
/GazetaBlic Sport/


