Lajme

“Serbia përmes BE-së synon Asociacionin, më 27 shkurt Kosova do të ketë presion për formimin e tij”

02/23/2023 20:20
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku thotë se më 27 shkurt në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit do të diskutohet edhe Asociacioni.

Sadiku në një prononcim për GazetaBlic tha se, tema për Asociacionin është e pashmangshm, por sipas tij do të bëhet larg syrit mediatik.

“Në takim do të flitet për planin franko-gjerman dhe për Asociacionin, por do të diskutohet se a do të formohet në fillim Asociacioni apo marrëveshja franko-gjermane.Është tejet e qartë që do të diskutohet për të dyja, tema për Asociacionin është e pashmangshme vetëm që do të diskutohet jashtë syrit të publikut”, tha Sadiku.

Sadiku nuk përjashton faktin që Kosova të ketë presion edhe në këtë takim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Në këtë takim do të ketë presion për formimin e Asociacionit, sepse Serbia do të synojë përmes BE-së të arrijë këtë gjë”, tha Sadiku për GazetaBlic.