Novak Djokovic ka dështuar totalisht në Lojëra Olimpike.
Ai sot ka humbur edhe ndeshjen për vendin e tretë, andaj nuk ka arritur që t’i siguroi asnjë medalje vendit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai sot u mposht nga tensiti spanjoll, Carreno Busta me rezultat 2 me 1 në sete.
Tenisti spanjoll e fitoi setin e parë me rezultat 6 me 4, kurse setin e dytë e fitoi tenisti serb me ‘Tiebreak’.
Setin vendimtar e fitoi përsëri tenisti spanjoll, Busta, me rezultat 6 me 3.
Kjo është një fitore e madhe për tenistin spanjoll, kurse një dështim total për atë serb.
/GazetaBlic Sport/


