Opinion

Serbia me tendenca hegjemoniste në vazhdimësi po e minon perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor

08/29/2023 19:36
nga:Gazmir Raci

Shkruan: Gazmir Raci

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të gjithë presionin duhet drejtuar drejt Serbisë për faktin se mentaliteti hegjemonist dhe ideja ende e gjallë e Serbisë së madhe ruse në Ballkan në vazhdimesi e ka demtuar përspektiven europiane të Ballkanit. Propozimi i ri i Presidentit të BE-së për zgjerim deri në vitin 2030 duhet përshëndetuar por ai duhet shoqëruar edhe me masa dhe veprime konkrete për gjitha shtetet që synojnë anëtarësimin në BE.

Ballkani i Hapur, blerja e armatimit rus, kinez e bjellorus, kërcenimet e vazhdueshme ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi, si dhe angazhimi në defunksionalitetin e Bosnjes dhe Hercegovines, janë fakte të qarta se në çfarë drejtimi po shkon Serbia e udhëhequr nga autokrati Vuçiq.

Është për tu habitur se si Vuçiq e Daçiq që janë bashkëpjesëmarrës në regjimin e Millosheviqit, përkëdhelen ende nga aleatet perëndimor. Ata ende nuk po ndahen edhe nga lidhjet e forta që I kanë me kriminelin Putin madje Ministri i jashtëm serb ka paralajmëruar edhe për një vizitë në Moskë gjatë këtyre javëve.

Çasja ndaj Serbisë duhet ndryshuar sepse ajo nuk i ka zbatuar as Marreveshjen e Dejtonit, as 1244, Vendimin e GJND-së për përpuethshmerinë e Pavarësisë se Kosovës në të Drejten Ndërkombëtare, marreveshjet e Brukselit e nuk do ta zbatojë as Planin Franko-Gjerman. Serbia insiston që zbatimi i atij plani të jetë vetëm për pjesët që janë në interes të politikes së saj të destabilitetit sidomos tek insistimi për themelimin e asociacionit. Kjo nuk duhet lejuar të ndodh sepse e gjitha marreveshja duhet zbatuar sipas renditjes së ceshtjeve dhe koherencës se tyre.

Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën de jure dhe Bosnjen, Maqedoninë dhe Malin e Zi de facto të gjashtë shtetet e Ballkanit mund të mbesin peng i Serbisë duke pritur në pafaundësi nëse ajo do të ndrroj retoriken dhe kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë karshi Federatës Ruse dhe të heqë dorë nga ndryshimi i kufijve në Ballkan si dhe tendeca për ta krijuar projektin me famkeq në krejtë Evropën, atë që e quajnë “Serbi të Madhe” e që në fakt është bomba e kurdisur e përspektives Evropiane të Ballkanit.