Lajme

Serbia me helikopter nis kërkimet për Hajrizin, i dyshuar për vras*jen e policit serb

07/18/2024 21:30
nga:Sh R

Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit.

Helikopterët po vazhdojnë të fluturojnë mbi zonën e Lloznicës, shkruan mediat serbe.

Kryetari i komunës së Loznicës, Vidoje Petroviq, ka thënë sot se vrasja e policit Nikolla Krsmanoviq është akt terrorist dhe sulm ndaj shtetit të Serbisë, të cilin të gjithë zyrtarët e dënojnë ashpër.

Kujtojmë se sot Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Daçiq tha gjithashtu se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)