Sporti

Serbia kualifikohet në Kampionatin Botëror, lë jashtë Portugalinë

11/14/2021 23:12
nga:Mergim Rreci

Serbia është kualifikuar në finalet e Kupës së Botës që zhvillohet në Katar në dimrin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Stojkovic ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese.

Sanches shënoi për portugezët në fillim të ndeshjes derisa Tadic dhe Mitrovic realizuan për Serbinë.

Serbia përfundon e para në grup me 20 pikë derisa Portugalia e dyta me 17 pikë.