Lajme

Serbia heq taksat e naftës së importuar

03/09/2022 15:47
nga:Q R

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Qeveria e Serbisë ka hequr taksat doganore për importet e naftës.

Vuçiqi tha se Serbia do të përballet me probleme serioze nëse Bashkimi Evropian ndalon importin e karburanteve nga Rusia.

“Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim. Nafta dhe gazi nuk do të bien në prehrin tonë”, tha ai, përcjell N1.

Vuçiqi tha se Industria Serbe e Naftës (NIS) po kërkon nga vendet e treta për naftë.

Sot, po ashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën.