Lajme

Serbia bllokon kamionin nga Kosova që shkonte për Gjermani: S’e lejon as transit me dokumente “RKS”

10/05/2021 21:49
nga:M K

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kamion i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndaluar në Serbi pasi që në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Përmes njoftimit, Panxha ka njoftuar për vështirësitë me të cilat po përballen kompanitë kosovare gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

Ai ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e Kosovës për pengesat që po hasin në shtetin serb.

Postimi i plotë i Panxhës:

Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!! ka shkruar Panxha.