Lajme

Serbia bllokohet sërish nga protestat

12/11/2021 14:35
nga:M K

Ka nisur bllokada e rrugëve në kryeqytetin e Serbisë nga protestuesit të cilët janë mbledhur në urën Gazelle në Beograd.

Protestuesit kërkojnë që të gjitha dokumentet e nënshkruara për minierën Rio Trinte të bëhen publike dhe të anulohet projekti.

Protestat po organizohen nga organizatat e mjedisit, teksa në vend të ngjarjes nuk shihen masa të shtuara të policisë raporton N1.

Organizatorët u kanë bërë thirrje policisë që të mbajnë rendin publik.

Qytetarët janë mbledhur para Qendres Sava e më pas për ta bllokuar urën Gazelle.