Klubi serb Crvena Zvezda duket se i mbetet besnik sponsorit të tyre kryesor Gazprom.
Në derbin e së dielës kundër Partizanit, ekipi i Zvezdas kishte në fanellat e tyre logon e furnizuesit të energjisë Gazprom. Ata nuk e hoqën atë, siç ka bërë klubi gjerman Schalke 04 dhe skuadra austriake Austria Wien, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazprom ka sponsorizuar FK Crvena Zvezda për më shumë se 10 vjet. Ata aktualisht kanë një kontratë deri në verën e vitit 2022, me një shumë të raportuar prej 4 milionë euro në vit.
Mbetet të shihet nëse UEFA do ta denojë klubin serb…
/GazetaBlic


