Lajme

Serbët të barrikaduar në veri, dëgjojnë këngë nacionaliste

09/24/2021 14:34
nga:Y I

Në ditën e pestë të protestës në Jarinje, situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Tashmë është bërë edhe ndërrimi i Njësive të Policisë së Kosovës.

E gjatë kohës së ndërrimit të njësive, serbët kanë dëgjuar këngë nacionaliste.

Ndryshe, rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.