“Serbët e Kosovës si dikur shqiptarët nën regjimin e Millosheviqit”
Kjo ishte deklarata që dha pak kohë më parë publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, e cila bëri bujë të madhe dhe pati reagime të shumta.
Ai në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic’ jep sqarimin e tij në lidhje me atë se çfarë ka dashur të thotë .
“Po, unë e kam thënë ashtu edhe mendoj se ashtu është në një aspekt kam thënë, në aspektin se edhe Serbia ka hequr dorë prej tyre, i ka instrumentalizuar dhe i ka lënë, s’po mundet kurgja me ba sepse vetë Vuçiqi iu ka thënë dilni prej institucioneve. Aty mbeti hapsira e zbrazët dhe nuk ka organe të sigurisë, organet e sigurisë janë Policia e Kosovës. Beogradi të vetmen mbrojtje që i’u bënte gjatë periudhave të krizës prej se kanë dalë prej institucioneve ka qenë se afronte ushtrinë tek kufini me kërcënu pastaj i tërhiqnin sepse NATO i jepte ultimatum. Dmth kush i mbronte serbët e veriut realisht kanë qenë vetëm ambasadat dhe unë e kam thënë se si ‘atëherë kur ne kemi patur aparteid’. Pastaj në kontekstin e gjërë unë e shpjegoj historiatin se si Serbia u bë fashiste dhe vetë Vuçiqi të cilët e kanë sjellë në këtë pozitë komunitetin serb. Dhe të vetmit kush i ka mbrojt ata, kush sot i mbron ata janë ambasadat, QUINT-i, KFOR-i pra si ne kush na mbronte atëherë…. ambasadat ngrinin zërin gjatë 7-8 viteve ma kritike” tha Maliqi në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/