Lajme

Serbët sërish provokojnë: Vendosin flamurin serb në vendin ku vizitohet nga shqiptarët

08/01/2021 15:34
nga:Genita C
Kohëve të fundit pjesa Veriore e Mitrovicës, vendi ku shihet i gjithë qyteti, kishte filluar të vizitohet shumë nga shqiptarët.
Kjo pozitë e mirë gjeografike, shfrytëzohej edhe nga fotografët për të marrë pamje të bukura nga qyteti i Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Këto vizita të shpeshta të shqitarëve, duket se u kanë penguar shumë serbëve, të cilët kanë vendosur një flamur të Serbisë.
Fotografi i njohur mitrovicas, Valon Hakaj, ka vizituar sot këtë vend, dhe ka parë këtë flamur i cili tani po cilësohet si provokim për shqiptarët dhe kërcënim për ata që duan ta vizitojnë këtë pjesë.