Lajme

Serbët pretendojnë: Është arritur marrëveshje me KFOR-in, 4 serbët do të lirohen, policia tërhiqet deri në ora 15:00

05/30/2023 09:27
nga:Astrit Gashi

Anëtari i komunës së Zveçanit, Dragan Nedelkoviq ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe të hënën në ora 09:30 të mbrëmjes kanë mbajtur një takim zyrtarë të KFOR-it dhe janë marrë vesh që katër të arrestuarit serbë të lirohen dhe deri në ora 15:00 të bëhet tërheqja e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani.

Kështu ka deklaruar Nedelkoviq të martën në mëngjes në një prononcim para mediave.

Ai pretendon se presin të shkojnë “nëpër vendet e tyre të punës në komunë pas tërheqjes së policisë.”

Sipas raportimeve, Lista Serbe nuk ka marrë ende konfirmim ose përgjigje zyrtare nga KFOR-i lidhur me këtë çështje, por sipas asaj që thotë Nedelkoviq, marrëveshja mes KFOR-it dhe serbëve është arritur.