Lajme

Serbët nga veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

04/03/2022 07:58
nga:Donika Fetahu

Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Rashkë, ku do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po mbahen në Serbi.

Shumë prej tyre janë nisur nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, mirëpo për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spitali i përgjithshëm në veri, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan etj.

Ka qytetarë të cilët kanë vendosur të shkojnë edhe me automjetet e tyre private./kp/