Lajme

Serbët në Rudar shpalosin një pankartë të madhe me një mesazh për Kurtin

12/22/2022 12:08
nga:N M

Serbët kanë nisur të mblidhen në Rudar, afër Zveçanit, ku në mesditë pritet të protestojnë kundër siç kanë pretenduar ata “kërcënimeve të Kurtit” dhe deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ata kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet:

“Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka jonë stërgjyshore”.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudar të jetë paqësore.

Duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”. /Reporteri

Aktakuzë për fajde, detyrim, dhënie dhe marrje të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe mashtrim