Lajme

Serbët mblidhen edhe në Klinë, policia u thotë të shpërndahen

01/16/2022 11:37
nga:Q R

Një numër i madh i serbëve të Kosovës janë mbledhur sot para vendvotimeve ku votojnë çdo herë, për referendumin e Serbisë, i cili nuk u lejua të mbahet.

Tubime të tilla për të votuar, pati edhe në qytetin e Klinës, ku policia u kërkoi serbëve që të shpërndahen nga vendi i ngjarjes.

Qytetarët u mblodhën kështu edhe në Mitrovicën e Veriut, Shtërpcë, Graçanicë, Pasjan, Anamoravë dhe Gorazhdevc.

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar një rezolutë e cila nuk e lejon organizmin e referedumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë, shkruan Kosovonline.

Përfshirja amerikane pritet t’i jep një dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi