Kombëtarja e Serbisë mbrëmë u eliminua nga Kupa e Botës 2022, pas humbjes nga Zvicra me rezultatin 2-3 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Pas përfundimit të këtij ballafaqimi, serbët që jetojnë në Austri shkaktuan një skandal në rrugët e Vienës.
Në rrugët e Vienës, serbët kënduan këngë fashiste, me ç’rast kjo nuk kaloi pa u vënë re nga mediat dhe autoritetet austriake, përcjell GazetaBlic Sport.
“Vritni dhe therni që të mos ekzistojë më shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre në Vienë të Austrisë.
Sipas mediumit austriak “Heute”, këto thirrje janë konsideruar si fahsiste dhe tashmë autoritetet janë në kërkim të personave që ishin prezent mbrëmë në këtë skandal.
/GazetaBlic Sport/
View this post on Instagram