Në veri të Mitrovicës u mbajt aksion simbolik në mbështetje për studentët që po protestojnë në Serbi, protesta e të cilëve tashmë ka hyrë në muajin e dytë.
Fillimisht u mbajt heshtje pesëmbëdhjetë minutëshe në shenjë kujtimi dhe nderimi për të vdekurit nga rënia e tendës në Novi Sad.
Rreth njëqind qytetarë raportohet se janë mbledhur para Fakultetit Filozofik.
“Ne u mblodhëm këtu për shkak të vdekjes së 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad, që çoi në protesta masive në të gjithë Serbinë. Ky është takimi i parë këtu (në Mitrovicën e Veriut). Të gjithë e dimë se në këto rrethana nuk është e lehtë të shprehësh mendimin, qëndrimin dhe solidaritetin, por pavarësisht kësaj sot jemi këtu”, tha organizatori i takimit Srgjan Gjorgjeviq.
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë paralajmëruar tash e sa kohë.
Grevës, përveç fakulteteve në mbarë vendin dhe një pjese të shkollave fillore dhe të mesme, shumë kompani, institucione kulturore, hoteleri, biznese të vogla, e organizata.
Sindikatat brenda ndërmarrjeve shtetërore dhe administratat e qytetit i janë përgjigjur edhe grevës dhe po ashtu edhe disa media.
Që nga shembja e një strehe të stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor ku humbën jetën 15 persona, ka nisur një valë pakënaqësie e shprehur me protesta që kanë çuar tani në grevë të përgjithshme.
Kolektivët në disa shkolla në Serbi janë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të nxënësve, të cilët përmes bllokadave kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave vitin e kaluar në një tendë në Novi Sad.
Sa i përket Presidentit të Serbisë, për të, thotë ai, fakti më i rëndësishëm është se nuk ka ministri në grevë: ushtri, polici dhe shërbime sekrete.