Sporti

Serbët “çmenden” me fanellën e Botërorit: Është e tmerrshme, nuk e kuptojmë a është malazeze apo shqiptare

07/27/2022 11:26
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Serbisë ende nuk ka prezantuar fanellat me të cilat do të performojë në Botërorin e Katarit në fund të vitit, por fanella është publikuar në faqen zyrtare të Puma-s, prodhuesi i tyre.

Muajin e kaluar në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një foto e fanellës, por vetëm tani Puma e nxori në shitje në SHBA dhe e tërhoqi menjëherë nga shitja pas reagimeve të këqija, përcjell GazetaBlic Sport.

Fanella dominohet nga ngjyra e kuqe me detaje floriri në mëngë dhe rreth jakës dhe fansat janë të tmerruar nga pamja e fanellës së re. Ata besojnë se fanella të kujton më shumë fanellat e Malit të Zi, Polonisë apo Shqipërisë sesa fanellat aktuale të Serbisë.

“Kjo është rrëqethëse. Të gjithë në Federatë duhet të kenë turp nga vetja që lejuan që kjo të jetë fanella e re. Ne dukemi si Mali i Zi me stemën polake”, “Çfarë është kjo?!”, “Tmerr dhe makth”, ” Ngjyrë e artë sikur ne Mali i Zi…”, “Fanesha është e tmerrshme, nuk e di a është malazeze apo shqiptare”, “Mbishkrimi Puma në fanellë është më i madh se Serbia, sikur të donin të na poshtëronin”, “Fatkeqësi”, “A është kjo një shaka pa kripë”, janë disa nga komentet e fansave serbë.