Grupet paralele serbe para pak kohësh kanë bllokuar me kamion rrugën e tri fshatrave të banuara me shqiptarë në Veri të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” banor i fshatit Cerajë Enver Aliu.
Sipas tij serbët kanë vendosur zhavor pak metra larg magjistrales Leposaviq – Mitrovicë.
“Në hyrje të rrugës që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë në Veri, Kushtovë, Bistricë dhe Cerajë, është ndalur një kamion për të bllokuar qarkullim me automjete tjera”, ka thënë Aliu ekskluzivishit për Gazeta Blic.
Ai po ashtu ka njoftuar se deri në këto momente situata ka qenë e qetë afër zonës së tyre të banimit.
Ndryshe, tensionimi i situatës në Veri erdhi si rezultat i vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e institucioneve të vendit.
Aktualisht, forca të shtuara të vendit kanë zbarkuar në Veri për të ruajtur sigurinë publike.
Ndërkohë edhe KFOR-i është shprehur i gatshëm për të intervenuar, në rast të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore. /Gazeta Blic