Sonte në Blic InterView me Astrit Gashin është i ftuar gazetari dhe analisti serb Branislav Krstiç, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se Serbia do të insistoj që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, kërkesë kjo e SHBA-së dhe BE-së, e ku sipas tij, Kosova do ta përfitoj njohjen nga shteti serbe.
Kërstiç ka thënë se Derek Chollet dhe Grabicel Escobar, por edhe dy ambasadorët e SHBA në Prishtinë dhe Beograd po garantojnë Qeverinë e Kosovës se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet në rast se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Sipas tij, as Kurti as VV, nuk duhet të heqin dorë nga themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.
Krstiç që jeton në pjesën veriore të Kosovës ka premtuar se nëse do të ketë një Asociacion me kompetenca ekzekutive që kontrollet nga Beogradi ose Lista Serbe do ta shes pronën e tij në Veri dhe do të largohet ose në Jugun e Kosovës ose jashtë vendit.
Listën Serbe e ka cilësuar si organizatë mafioze.
Sipas tij, gjithçka që ndodhi në veri vitin e kaluar, është bërë me dirixhim të Beogradit e zbatim të listës serbe, si djegia e veturave të serbëve në veri ku disa prej tyre konvertuar targat nga “KM” në “PR”.
Ka kritikuar Kurtin për vendimin për targat dhe zgjedhjet në katër komunat e veriut, duke thënë se me këtë vendim të njëanshëm të tij, rrëzoi gjithçka që u ndërtua në atë pjesë, duke përmendur largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në atë pjesë.
Amerikanët sipas tij, nuk do të tolerojnë më ‘papërgjegjësitë’ e Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit, sa i përket ngritjes së tensioneve në Veriun e Kosovës.
Marrëveshja finale Kosovë Serbi, thotë ai do të përfundoj brenda 18 muajsh.
Brenda 30 ditëve ka thënë se Serbia do t`i vë sanksione Rusisë.
Për këto dhe tema të tjera që lidhen me veriun, jetën e serbëve nën shantazhin dhe presionin e Vuçiqit, për planin franko gjerman, për gjashtë pikat e Kurti, sonte me fillim nga ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe Gazeta Blic.


