Stefano Sensi do ta mbyll sezonin te skuadra e Sampdoria.
Mesfushori italian është huazuar nga Inter tek Sampdoria, në kërkim të më shumë minutave në dispozicion.
Sensi ka folur për lëvizjen e tij dhe ka bërë të ditur se një nga ata që i sugjeroi këtë lëvizje ishte edhe trajneri i kombëtares së Italisë, Stefano Sensi.
“Unë fola me Mancinin para takimit në këto tri ditë në Coverciano dhe ai më foli shumë mirë për Samp, ai më dha këshilla dhe kurajo që të vija këtu. Sipas tij, ishte zgjedhja e duhur”, ka thënë Sensi.
“Për mua Sampdoria është një rrugë e mirë për të rigjetur veten. Unë vij këtu pas dy viteve të vështira. Shënova golin e fundit në Serie A në Marassi, por tani shpresoj të shënoj shumë me këtë fanellë”, shtoi mesfushori.
Sensi do të luajë në formë huazimi te Sampdoria, deri në fund të sezonit.


