Sporti

Senad Alirifa do të vazhdojë me Rahovecin

07/05/2021 20:23
nga:E K

Trajneri i Rahovecit, Senad Alirifa do të vazhdojë kontratën me Rahovecin.

GazetaBlic Sport ka marrë vesh me anë të burimeve të saj, se trajneri i Rahovecit, do të vazhdojë aventurën në drejtimin e klubit nga ky qytet.

Alirifa ka arritur sukses të madh me Rahovecin duke e promovuar atë në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas këtij suksesi pritet që ai të vazhdojë kontratën dhe të udhëheqë klubin edhe në sfidat që do të përballet në Ligën e Parë të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/