Sporti

Senad Alirifa: Ballkani ka potencial që të marrë rezultat pozitiv në Kazakistan

11/09/2023 11:06
nga:E K

Ballkani sot do të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Astanas në kuadër të grupit C të Europa League.

Kampioni i Kosovës kërkon ‘hakmarrjen’ e menjëhershme pasi Astana i mori tre pikë në fitoren 1-2 në “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.

Misioni i Ballkanit në udhëtim nuk do jetë aspak i lehtë, pasi klubi nga Kazakistani ka një formë tejet të mirë si vendas.

Në ligën përkatëse Astana ka zhvilluar 13 ndeshje si vendas duke siguruar 9 fitore 2 barazime dhe 2 humbje duke shënuar 24 gola dhe pësuar 16 sosh.

Trajneri kosovar, Senad Alirifa në një intervistë për “GazetaBlic Sport” ka theksuar se skuadra e Ballkanit ka cilësi për të marrë rezultat pozitiv në Kazakistan duke potencuar se kampioni kosovar pati një moment ‘lehtësimi’ në “Fadil Vokrri” ndaj Astanës që erdhi si rezultat i paraqitjeve pozitive paraprake në “Conference League”, kjo sipas tij i ndikoi skuadrës suharekase në humbjen që e pësoi në Prishtinë.

“Fillimisht kushtet atmosferike mund të ndikojnë në paraqitjen e skuadrës pasi dihet që atje ndryshon moti prej shtetit tonë. Megjithatë Ballkani ka disa ditë që është atje dhe mendoj që janë adaptuar me ambientin që mbizotëron atje në Kazakistan. Mendoj që kjo do jetë ndeshje vendimtare për Ballkanin për ecurinë e grupit, që të kaloj grupin apo jo, i duhet një fitore ose së paku një barazim që shpresat të mbesin akoma për kualifikim tutje. Ballkani ka pasur paraqitje solide, ndoshta pas paraqitjeve të mira me Plzen dhe Dinamon kanë pasur një ‘lirim psikologjik’ që i kushtoi me humbje në “Fadil Vokrri” ndaj Astanas. Tash besoj që Ballkani i ka marrë të gjitha masat dhe kanë potencial që të marrin një rezultat pozitiv që do ta mbante me shpresa të mëdha për kualifikim, në të kundërt gjasat do të zvogëlohen në minimum”, tha Alirifa për “GazetaBlic Sport”.