Lajme

Sëmundjet ortopedike dhe trajtimi i tyre, Bytyçi: Ky sektor është i kushtueshëm!

04/09/2024 14:37
nga:N K

Ortopedia kosovare, Dafina Bytyçi, ka treguar për sëmundjet ortopedike, moshën dhe trajtimin e tyre në Qendrën Universitare të Kosovës (QKUK).

Sëmundjet ortopedike kanë grup- mosha të ndryshme me specifikim të sëmundjes, potencoi Bytyçi për GazetaBlic.

“Sëmundjet ortopedike i prekin të gjitha moshat duke filluar nga çrregullimet e lindura që vinë në pah që në lindje e deri tek sëmundjet degjenerative që kryesisht hasen tek më të moshuarit. Secila grup-moshë ka sëmundjet e veta ortopedike specifike. Sa i përket shenjave të para të këtyre sëmundjeve, ato zakonisht ndodhin tek moshat aktive, fëmijët, të rinjët dhe mezo-moshat”, tha ajo.

“Pasi që sëmundjet ortopedike prekin aparatin lokomotor, pra gjymtyret dhe kurrizin, ankesat kryesore që hasim janë dhimbja, deformiteti i gjymtyres dhe çalimi. Duke marrë parasysh qe përmes sistemit osteomuskular me lëvizim, sëmundjet ortopedike çrregullojnë mobilitetin, pra lëvizshmërinë e personit”, shton Bytyqi.

Sipas Bytyqit interesimi i qytetarëve për shërbimet ortopedike është shumë i madh në QKUK.

“Interesimi i qytetarëve për kontrolla është shumë i madh, kjo pasqyrohet edhe në statistika, duke qenë klinika që ka kryer më së shumti vizita, vitin e kaluar rreth 17 mijë vizita. Shërbimi ortopedik në QKUK është mjaft i kompletuar, pavarësisht infrastrukturës jo të kënaqshme”, theksoi ai.

Sektori i Ortopedisë, sipas ortopedes, është një sektor i kushtueshëm, ndërsa sipas saj pacientët në QKUK marrin shërbime pa pagesë.

“Shërbimet dhe ndërhyrjet operative në lamin e Ortopedisë janë mjaft të kushtueshme. Kjo për faktin se shumë shpesh përdoret materiale osteosintetik si pllaka, vida, proteza, të cilat kushtojne. Në tërë botën Ortopedia njihet si lëmi e kushtueshme. Në Qkuk pacientët marrin shërbime pa pagese, dhe furnizimi i tyre nvaret tërësisht nga shteti. Edhe pse furnizimi është duke u përmirësuar, sërish ka mungesa të mëdha ndonjeherë edhe ti blej pacienti materialin osteosintetik”, tha tutje ajo.

Sa i përket trajtimit të sëmundjeve ortopedike në QKUK, mungon infrastruktura ndërsa në spitalet private ortopedike janë me shërbime kualitative, potencoi Bytyqi.

“Shumica e sëmundjeve ortopedike trajtohen në QKUK, mungonë infrastrukura dhe një sistem i zhvilluar shëndetësor. Spitalet ortopedike private ne Kosovë janë mjaft të zhvilluara dhe ofrojnë shërbime kualitative. Sa i përket trajtimit jashtë Kosovës, zakonisht dërgohen rastet më të rënda, ku kërkohet infrastrukturë dhe sistem i zhvilluar shëndetsorë dhe multidisiplinar si rastet onkologjike ortopedike, pra ata që kanë tumore malinje dhe ndonjë deformitet i lindur ku duhen rekontruksione të komplikuara”, përfundoi Bytyqi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shërbimet ortopedike kryhen duke filluar nga vizitat mjekësore deri tek intervenimet kirurgjikale  të komplikuara.