Fit&Sexy

Sëmundjet e syrit, oftalmologu Arsim Hajdari tregon shkaqet e glaukomës!

04/25/2024 14:34
nga:N K

Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informaconin vizual në tru. Glaukoma është shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në mbarë botën.

Lidhur me këtë në një prononcim për ,GazetaBlic, flet oftalmologu Arsim Hajdari rreth kompenentëve kryesor të sëmundjes së glaukomës apo tensioni i lartë i syrit dhe llojet e saj.

“Janë dy kompenenta të cilat informojnë se duhet bërë një kontroll e syve, si rritje e tensionit të lartë intraokular si dhe dëmtimi i nervit optik. Sa i përket llojit të glaukomës kemi disa lloje, si me tension të hapur dhe të mbyllur, glaukoma nga lëndimet e ndryshme, nga mbyllja e kanalit të ujit të syrit, poashtu edhe ndonjë infeksion i brendshëm, apo edhe sëmundje që lidhen me anomalikën gjentiale”, deklaroi ai.

Tutje ai foli për shkaqet e shfaqjes së glaukomës dhe faktorët e saj.

“Zakonisht kur ajo nuk është e lindur, glaukoma mund të shfaqet si shkak i moshës nga 50 vjeç e lartë, nga mbyllja e kanalit të syrit për pjesën e brendshme, përveç moshës, ajo mund të jetë gjenitale dhe e trashëguar, si dhe kemi glaukomën me tension normal që njihet glaukoma njëqinditëshe apo glaukoma pa rritje të tensionit intraokular”, tha ai.

Tutje poashtu, Hajdari tregon dhe për vlerat normale të syrit dhe dëmtimet e tjera të nervit optik.

“Vlerat normale të syrit janë nga dhjetë deri në njëzet mmhg të mërkurit, ndërsa mbi 21-22, veçse e quajm hipertension okular e cila mund të shoqërohet me dëmtime të tjera të nervit optik dhe konstatohet përmes aparaturës, duke i pa ndryshimet në topografinë e kompjuterizuar’, shtoi tutje ai.

Më tej i pyetur për trashëgimin e glaukomës apo hipertensonin, oftalmologu Hajdari tha se edhe mund të jetë, mirëpo ka trajtim.

“Glaukoma si çdo sëmundje tjetër edhe mund të trashëgohet, por trajtimi është mendikamentoz, fillimisht me pika lokale përmes gojës që e ulin tensionin e syve, poashtu faza tjetër vazhdon me laser, dhe nëse kjo nuk jep rezultate, atëherë duhet të vazhdohet me tableta laser dhe metodën klasike që njihet si titiar”, u shpreh ai.

Oftalomogu Arsim Hajdari përmendi dhe glaukomën tek fëmijët, ndikimi dhe trajtimi i saj.

“Duhet filluar me pika në sy për ulje të tensionit dhe nëse nuk ka ndikim, atëherë bëhet intervenim kirurgjik trabekulotomia, dhe se kjo sëmundje është trashëguese dhe fillon në moshat e reja prej 2-3 deri 40 vjeq”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se duhet vazhduar me vizita të shpeshta për kontrollimin e tensionit në sy dhe fushës vizave, sepse siç thotë ai,  dëmtohet nervi optik dhe jep humbje të shikimit, e që është ireversibil pastaj për pacientin, dhe kjo patologji njihet si glaukoma me kënd të hapur.

Për në fund Hajdari tha se rekomandohet për të gjithë personat, sidomos nëse janë mbi moshën 50 vjeqare të bëjnë kontroll për matje të tensionit dhe për verifikim të dëmtimit të nervit optik. /GazetaBlic/