Lajme

Sëmundja e diabetit: Endokrinologu Ismaili tregon simptomat e para të diabetit tek fëmijët

05/21/2024 20:36
nga:N K

Sëmundja e diabetit tek fëmijët në Kosovë është në rritje viteve të fundit. Në një prononcim për GazetaBlic, endokrinologu Enver Ismaili, ka treguar moshat më të prekura të fëmijëve me diabet dhe tipin e diabetit që mund të jetë trashëgues.

Ai tregon moshat e fëmijëve të prekur me diabet në vendin tonë.

“Moshat të cilat janë të prekura fëmijët me diabet në Kosovë, janë 1 vjeçare, por ka raste që shfaqet edhe më vonë në moshën 13 vjeçare e tutje. Tek ne në Kosovë ka raste që paraqitet diabeti edhe në moshën e re, por ka edhe raste pas moshës 20 vjeçare. Llogaritet që para moshës 30 vjeçare të paraqitet diabeti tip 1. Tip 1 nuk është trashëguese, por tip 2 është trashëguese. Diabeti Tip 1 është më i pranishëm në Kosovë, e cila është auto imune”, theksoi Ismaili për GazetaBlic.

Sipas endokrinologut, simptomat e para të diabetit të fëmijëve dhe të rriturëve janë të njëjta.

“Simptomat e para të fëmijëve me diabet janë: Humbja e peshës, tharja e gojës, urinimi i shpeshtë. Zakonisht fëmijët me diabet nisin terapinë me isulinë, që normalisht insulinën e siguron Ministria e Shëndetësisë dhe ata nuk kanë ndonjë barnë tjetër përpos insulinës. Në bazë të peshës trupore normalisht përcaktohet doza e insulinës”, tha tutje ai.

/GazetaBlic/