Lajme

Sëmundja e asmës tek fëmijët, pulmologu Morina tregon ndikimin e përdorimit të gjatë të antibiotikëve

08/04/2024 15:52
nga:N K

Në një prononcim për GazetaBlic, pulmologu Besim Morina, ka treguar për përdorimin e gjatë të antibiotikëve tek fëmijët.

“Janë shumë studime të botuara në revista prestigjioze mjekësore të cilat kanë bërë të qartë lidhjen në mes të përdorimit të antibiotikëve dhe paraqitjes së astmës dhe sëmundjeve alergjike. Kjo sidomos te fëmijët e vegjël dhe foshnjet. Mekanizmi i kësaj nuk dihet plotësisht, por ka të bëjë me çrregullimin në florën normale të zorrëve dhe ndikimin në pjekjen e sistemit imun që mund të shkaktojnë antibiotikët”, tha ai.

“Përdorimi i gjatë i antibiotikëve, p.sh.: numri total i ditëve me antibiotikë mbi 90, rrit rrezikun të paraqitjes së këtyre problemeve, sidomos nëse merren në mosha të hershme dhe para moshës shkollore”, përfundoi pulmologu Besim Morina.

Për më shum informacione ndiqeni videon:

/GazetaBlic/