Fit&Sexy

Astma, shkaktarët, simptomat dhe trajtimi i sëmundjes

06/27/2024 23:15
nga:N K

Astma është një sëmundje kronike që shkakton pezmatim dhe ngushtim të rrugëve të ajrit, me ç’rast vështirësohet marrja dhe nxjerrja e frymës nga mushkëritë.

Në një prononcim për GazetaBlic pulmologu Besim Morina, ka treguar moshat e prekura me sëmundjet e astmës, informimin e kosovarëve lidhur me këtë çështje dhe paraqitja e saj me mosha.

“Astma bronkiale prek të gjitha moshat. Astma shpesh paraqitet që në fëmijëri, me simptoma të ndryshme si kollë e zgjatur apo fishkëllima. Me kohë në disa raste, simptomat mund të zbuten, acarimet bëhen më të rralla apo të tërhiqen fare, por shumë herë sëmundja reziston dhe mund të keqësohet pas moshës së pjekurisë”, potencoi ai.

Sëmundja e diabetit: Endokrinologu Ismaili tregon simptomat e para të diabetit tek fëmijët

Sa ka trajtim në Kosovë sëmundja e Astmës?

“Astma është sëmundja më e shpeshtë e rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët dhe të rinjtë. Ajo është një nga problemet kryesore edhe tek moshat e shtyera. Për fat të keq në Kosovë, numri më i madh i të sëmurëve vazhdojnë të mbesin të padiagnostikuar”, deklaroi pulmologu Morina.

“Shumica e popullatës në Kosovë nuk kanë informatat bazike për këtë problem kaq të shpeshtë, kjo dërgon edhe në mungesën e diagnostikimit dhe trajtimit adekuat të sëmundjes. Simptomat kryesore që na udhëzojnë tek sëmundja e Astmës siç janë kolla, sidomos kur ajo është e zgjatur, pastaj fishkëllimat në gjoks, frymëzënia apo dhimbja e gjoksit ose ndjesia jo e mirë në gjoks”, përfundoi pulmologu Besim Morina.

/GazetaBlic/