Spektakli i së premtës shkaktoi shumë emocione të forta.
Semi dhe Fifi sqaruan konfliktin mes tyre por në një moment ndodhi e papritura, shkruan GazetaBlic.
Semi shpërtheu në lot dhe kjo bëri që të komentohet edhe ditëve tjera.
Shumë nga banorët u shprehën se Semi qau vetëm për shoë.
“Mu duk inskenim total, nuk kishte asnjë arsye që ajo të bëhej në atë gjendje. Normalisht që do shfrytëzonte audiencën e drejtpërdrejtë për të marrë sa më shumë vëmendje’’, u shpreh Monika.E të njëjtin mendim kishin edhe Arjola, Sheila dhe Arditi./GazetaBlic/


