Showtime

Semi Jaupaj i qëndron afër mikes së ngushtë Bora Zemanit, ja se çfarë postuan

12/12/2021 22:02
nga:Genita C

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, momentalisht ndodhet në spital.

Kjo është bërë e ditur nga miqtë e ngushtë të yllit të “Përputhen”, derisa duket se i është nënshtruar një ndërhyrje të cilën e ka kaluar me sukses.

Ka qenë Semi, tashmë e njohur si banore e Big Brother VIP, ajo e cila ka ndarë një fotografi në InstaStory nga vizita që ia ka bërë mikes.

“Në të mirë e në të keq. Gjithmonë bashkë”, shkruhet sipër postimit që shfaqen duart e mikeshave të ngushta.

Bora ka njoftuar se ka anuluar festën e ditëlindjes së djalit, meqë aktualisht është në spital.
Ajo mesa shihet është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera.