Showtime

Semi intervistohet nga Bora dhe rrëfen për eksperiencën në “BBV”

12/27/2021 19:48
nga:Donika Fetahu

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar speciale në emisionin televiziv, “Përputhen Prime”, dhe është intervistuar nga shoqja e saj, Bora Zemani.

Këngëtarja rrëfeu aventurën e saj në “Big Brother VIP” duke thënë se akoma nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë kam dalë tani dhe akoma nuk jam ambientuar totalisht. Besoj se është sikur një aktor që futet totalisht me qenien e tij në rol, në skenar”, ka theksuar Semi.

Ndërkohë, Bora tregoi për publikun se kishte qenë skeptike fillimisht për eksperiencën e Semit në BBV.

“Unë kam qenë skeptike në fillim, pasi ti je më e drejtë seç duhet, por jam shumë krenare për eksperiencën që ke pasur”, ka thënë prezantuesja Bora.