Lajme

Selver Xhelili-qytetarëve: Me përkushtim dhe përgjegjësi, do të jem zë i fuqishëm i juaji në Kuvend!

12/26/2025 21:05
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 83, Selver Xhelili,  ka kërkuar mbështetjen dhe votën e qytetarëve të Kosovës Lindore.

Xhelili në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve ka theksuar ‘Me përkushtim dhe përgjegjësi, do të jem zë i fuqishëm i juaji në Kuvend, duke përfaqësuar interesat, hallet dhe aspiratat tuaja me dinjitet’.

“Bashkë mund të ndërtojmë një përfaqësim më të drejtë, më të fortë dhe më aktiv për Kosovën Lindore. Vota juaj është forca jonë për ndryshim dhe për avancim të çështjeve që na prekin të gjithëve.Voto PDK – 130, Bedri Hamza – 1, Selver Xhelili – 83” ka shkruar Xhelili raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Kërkoj mbështetjen dhe votën e qytetarëve të Kosovës Lindore, me bindjen se zëri juaj duhet të dëgjohet fuqishëm në institucionet e vendit. Me përkushtim dhe përgjegjësi, do të jem zë i fuqishëm i juaji në Kuvend, duke përfaqësuar interesat, hallet dhe aspiratat tuaja me dinjitet.

Bashkë mund të ndërtojmë një përfaqësim më të drejtë, më të fortë dhe më aktiv për Kosovën Lindore. Vota juaj është forca jonë për ndryshim dhe për avancim të çështjeve që na prekin të gjithëve.

🗳️ Voto PDK – 130

✔️ Bedri Hamza – 1

✔️ Selver Xhelili – 83