Selver Xhelili, kandidati i PDK-së për deputet, ka kërkuar mbështetje nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për të votuar numrin 83, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se do të jetë një përfaqësues dinjitoz dhe i palodhur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, duke u angazhuar për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për ta.
“Kërkoj mbështetje nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që ta votojnë numrin 83. Do të jem një përfaqësues dinjitoz në interesat e qytetarëve të saj”, thotë tutje Xhelili.


