Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Selver Xhelili, i cili kandidon me numër 83, i ka bërë thirrje Anamoravës që votat e kësaj ane të mbesin në këtë rajon, raporton GazetaBlic..
Xhelili ndër të tjera shton se ky rajon ka nevojë për përfaqësues që luftojnë për projekte kapitale.
“Anamoravë, zgjohu! Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Prishtinë. Ky është momenti i fundit për reflektim. Le të jemi të gjithë të bashkuar. Të bëhemi një, sepse Anamorava ka nevojë për kandidatët e vet në Kuvendin e Kosovës, për ata e ato që luftojnë për projektet e saj kapitale” ka thënë Xhelili.
Tutje ai thotë se votat e Anamoravës duhet të mbesin aty, pa marrë parasysh subjektet politike.
Postimi i plotë: