Dardanët kanë humbur në “Fadil Vokrri”, me rezultat të pastër, 0-2
Sulmuesi Kosovës, Astrit Selmani ka deklaruar se Kosovës sonte i mungoi fati në humbjen me Jordaninë.
Selmani në intervistën pas ndeshjes dhënë për “Super Sport Kosova” deklaroi se “dardanëve” iu mungoi fati pasi krijuan raste të shumta për gol.
“Në këtë ndeshje nuk patëm fat pasi nuk arritëm të shënojmë asnjë gol përkundër rasteve të shumta që i patëm. Ka ndeshje që shënojmë shumë, por sot nuk mundëm. Me Muriqin po përshtatem, ai është lojtar i mirë dhe besoj se mund të shënojmë shumë gola bashkë, mund të asistojë për të. Kemi lojtar shumë të mirë, gjenerata të reja janë edhe më të mirë. Duhet të punojmë, bashkë mund të arrijmë gjithçka”.
Kosova të dielën zhvillon ndeshjen eliminatore për “Katar2022” kundër Greqisë si mysafir.


