Lajme

Selmanaj: VV’ja nuk e dinë çka është demokracia

10/12/2023 14:54
nga:G C

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pasi deputetët e shumicës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme që kishte të bëjë me përkrahjen financiare të Policisë së Kosovës.

Selmanaj tha se kryeministri Albin Kurti, së bashku me listën GUXO, janë duke bllokuar raportimet e qeverisë në komisionet parlamentare, “po bllokojnë konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore, e po bllokojnë seancën e jashtëzakonshme për policinë”.

“E paprecedent! Kundër Demokratike”, ka thënë Selmanaj në një shkrim në Facebook.

“Kushtetuta e Kosovës! Këta nuk dijnë çka është demokracia! Këta nuk dijnë qfarë është Kuvendi dhe parlamentarizmi! Këta me këtë qasje po dëshmojnë se po i dëmtojnë themelet e demokracisë kushtetuese, që me shumë mund dhe gjak janë ndërtuar”, ka shkruar ai.