Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 25, Driton Selmanaj, ka mbajtur takim sonte me të rinjtë e Prizrenit.
Selmanaj tha se këta janë të rinjtë që besojnë në vlera, në demokraci dhe në një të ardhme që ndërtohet me punë e ndershmëri.
“Janë zëri i guximit, i dijes dhe i përgjegjësisë për ta çuar vendin përpara.Nga Prizreni, kjo energji po përhapet në gjithë Kosovën.Sepse Kosova ka nevojë për rini që beson, që punon dhe që nuk dorëzohet” shkruan Selmanaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Prizreni i rinisë, energjisë dhe shpresës! ✌️
Këta janë të rinjtë që besojnë në vlera, në demokraci dhe në një të ardhme që ndërtohet me punë e ndershmëri. Janë zëri i guximit, i dijes dhe i përgjegjësisë për ta çuar vendin përpara.
Nga Prizreni, kjo energji po përhapet në gjithë Kosovën.
Sepse Kosova ka nevojë për rini që beson, që punon dhe që nuk dorëzohet.
Voto LDK – për rininë që mban shpresën gjallë, për Kosovën që meriton më shumë.
#ldk123 #dritoni25


